Parlamenti e shtyn sërish miratimin e projekt-rezolutës për çështjen çame. Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut nuk ishte dakord për miratimin e rezolutës pasi një gjë e tillë do të cenonte marrëdhëniet e mira me Greqinë.
“Nga një vend me të cilin ke marrëdhënie strategjike, nuk komunikohet nëpërmjet rezolutave dhe ultimatumeve ka mjaft mjete dhe instrumente në praktikën diplomatike dhe parlamentare kë komunikimit dhe të trajtimit të këtyre çështjeve”.
Për Legalistët dhe ballistët, rezoluta nuk ishte e plotë. Në të duhej të theksohej abrogimi i ligjit të luftë nga pala greke.
Ekrem Spahiu: Duhet të pranojmë se marrëdhëniet shumë të mira deri tani janë për palën greke dhe jo për palën shqiptare, sepse po shfrytëzohet në maksimum krahu i 400-500.000 emigrantëve shqiptarë në, Turqi, në Greqi. Tjetër asht shumë e mirë për palën greke sepse grekët vrasin çdo ditë shqiptar në kufirin Shqipëri- Greqi.
Socialistët, demokratët dhe republikanët u shprehën për miratim të rezolutës, por pas debateve të cilat shkaktuan reaksion të përfaqësisë çame të pranishme në sallën e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar socialist propozoi që drafti i rezolutës të shikojë edhe njëherë nga të gjitha grupet parlamentare.
Gramoz Ruçi: Të gjithë problemin e kam vëllezër parlamentarë të majtë e të djathtë, do ta zgjidhim problemin apo do ta lidhim? Duam që armiqësitë e vjetra ti zgjidhim me armiqësi të reja? Duam që nacionalizmat dhe ekstremizmit e vjetra ti zgjidhim me nacionalizma dhe ekstremizmi të reja? Jo! Nuk është kjo rruga.
Projekt-rezoluta për çështjen çame pritet të miratohet të enjten e ardhshme./tvklan.al