Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër, e pluhurit në verë.
Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron të gjithë standardet duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.
Sikurse kryebashkiaku i Tiranës premtoi dhe gjatë fushatës, të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar. /tvklan.al