Federata e shqiptare e Futbollit ka uruar të gjithë shqiptarët anembanë botës për 112-vjetorin e Pavarësisë.

“Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lire”, ishte mesazhi i institucionit shqiptar të futbollit.

Edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, shkroi: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!“

112-vjetorin e Pavarësisë e uruan edhe disa lojtarë kuqezi e trajneri Silvinjo përmes disa video-mesazheve të shkurtra.

Në këtë ditë unike edhe bota e sportit është bërë pjesë e festimeve mbarëshqiptare.

Klan News