Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se prej ditës së sotme do të mbyllet zyra e Vizave dhe e Pasaportave. Ky vendim është marrë për arsye parandaluese.
Ambasada njofton se personat e prekur nga ky vendim do të marrin një datë të re aplikimi në momentin e parë të mundshëm. Për rastet urgjente, ambasada këshillon që të kontaktohen përmes numrit të tyre të shërbimit të gatshëm.
Njoftimi i ambasadës gjermane:
Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.
Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.
Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë./tvklan.al