Përmbytjet ishin vetëm njëra ane e shirave qe përfshinë gjithë vendin ditët e fundit, ana pozitive e medaljes është prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare prej 3 ditësh ka nisur te shesë energjinë shtese jashtë vendit, përveç depozitimit ne Kosove.

Janë mese 3 milion kilovat ore ne dite qe eksportohen aktualisht drejt 3 kompanive te huaja, duke futur ne arkën e korporatës rreth 150 mije euro ne dite te ardhura.

Drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku, tha për Tv Klan se eksporti po mundësohet nga menaxhimi me eficence i kaskadave te hidrocentraleve.

Muharrem Stojku: “Niveli i prodhimit vendas sot është 19 milion kilovat/orë. Plotësojmë nevojën e furnizimit të OSSH-së dhe pjesa tjetër eksportohet. Eksportojmë me Kosovën me çmimin e tregut bile edhe në çmimin e emergjencës. Eksportojmë me Atelin, është një kompani zvicerane me çmimin e bursës greke -2.95% dhe me UNDAP-in, e cila ka paraqitur çmimet më të larta mbas Atelit që ka fituar dhe tenderin, eksportojmë rreth 2.4 milion kilovat/orë në ditë.”

Stojku pohon se niveli aktual ne kaskadën e lumit Drin mundëson prodhimin dhe shitjen e energjisë jashtë vendit te paktën deri ne mesin e vitit te ardhshëm.

Muharrem Stojku: “Rezerva e energjetikës sot ka kaluar 1 miliard e 50 milion kilovat/orë që gjenden rezervë në kaskadën e Drinit. Eksporti, unë mendoj që kemi filluar tani në Nëntor dhe do vazhdojmë deri në fund të Majit.”

Fale eksportit te energjisë Korporata Elektroenergjetike ka nisur te shlyeje edhe borxhet qe rendojnë prej vitesh ne supet e kompanisë.

Muharrem Stojku: “Procesi i shlyerjes së kredive ka filluar. Ne e kemi filluar me këto shitjet qe po bëjmë tani, kemi filluar procesin e shlyerjeve. Nga një kompani me humbje që kemi qenë deri unë mendoj që kjo kompani do kthehet në një kompani fitimprurëse”.

Pavarësisht prodhimit dhe eksportit, KESH vijon te importoje energji elektrike, ne baze te marrëveshjeve te lidhura muaj me pare./tvklan.al