Skeleti i një dinosauri të madh ka arritur të shitet 44.6 milionë Dollarë në një ankand të Sotheby’s në New York City. Kjo është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një fosil. I quajtur si Apex, dinosauri radhitet në mesin e skeleteve më të plotë të gjetur ndonjëherë.
Ai iu shit një blerësi anonim, i cili tha “Apex ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë në Amerikë“, dhe kjo nënkuptohet nga mediat e huaja se mund t’i jetet hua një institucioni amerikan.
Apex u zbulua rastësisht nga një paleontolog në vitin 2022 në shtetin perëndimor të SHBA-së të Kolorados.
“Stegosaurusi më i mirë i shfaqur në ankand, ‘Apex’ ka bërë histori sot duke u shitur për 44.6 milionë Dollarë në Sotheby’s për t’u bërë fosili më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand”, tha Sotheby’s në një deklaratë.
Shtëpia e ankandeve shtoi se fosili i ka tejkaluar vlerësimet e tij të parashitjes me më shumë se 11 herë. Në ankand për shitjen e fosilit më të madh “stegosaurus” të gjetur ndonjëherë morën pjesë 7 blerës të interesuar.
Apex u zbulua nga Jason Cooper, një gjuetar profesionist i fosileve. Cooper e quajti atë Apex sepse dimensionet e saj të mëdha do ta kishin bërë atë një kafshë dominuese në mjedisin e saj. Apex besohet të ketë ekzistuar rreth 150 milionë vjet më parë.
Sjellim në vëmendje se rekordi i mëparshëm i shitjes së fosileve të donosaurëve u vendos në vitin 2020, kur një Tyrannosaurus Rex, i njohur si Stan, arriti të shitej 31.8 milionë Dollarë./tvklan.al