Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka qenë në komunat Kolonjë, Lushnjë dhe Zharrës në rrethin e Fierit, ku dhe ka bërë një krahasim të qeverisjes socialiste dhe asaj demokratike.

Sipas ministrit Olldashi më parë Fieri, por dhe i gjithë vendi dominohej nga bandat kriminale, por sipas tij tashme ata te gjithë janë arrestuar.

Sokol Olldashi: “Cili nga ju nuk e di që katër vite më parë e gjithë treva juaj qeverisej nga banda e Aldo Bares? Ku është sot? Sot qeveris shteti dhe jo banda. Të votosh për Edi Ramën do të thotë të votosh për Aldo Baren. Kjo është diferenca që kemi ne me ta”.

Në fund Olldashi ka kujtuar se të gjitha premtimet e bëra nga qeveria ne vitin 2005 janë mbajtur dhe se tashme vendi është ne NATO, si dhe ka bere aplikimin për në Bashkimin Evropian./tvklan.al