Pak ditë pasi Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” deri në përfundim të procedurës së ekstradimit në Itali, Kreshnik Farruku është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ai u prangos në banesë nga ana e policisë së Durrësit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Kreshnik Farruku njohur ndryshe dhe si Kreshnik Budlla dyshohet se është përfshirë në një grup kriminal në trafikun e narkotikëve vinin nga Amerika Latine në Latine në portet italiane si Livorno, Genova dhe Savona.

Anëtarët e grupit kishin role të përcaktuar në aktivitetin e tyre dhe nga hetimet e autoriteteve italiane dhe SPAK ka rezultuar se Kreshnik Farruku merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Prokuroria thotë se nga verifikimet ka rezultuar se ai është organizator i furnizmit me lëndë narkotikë të një rasti trafiku droge të dokumentuar në vitin 2021, kur u sekuestruan 10.5 kg kokainë.

Droga në atë kohë iu gjet dy shtetasve shqiptarë, të arrestuar më parë, të cilët gjithashtu janë vënë në akuzë për këtë tentativë trafiku droge së bashku me Kreshnik Farrukun.

Tashmë për këtë të fundit ka dy çështje penale që lidhen me autoritetet italiane, në njërën prej të cilave është i përfshirë dhe i vellai i tij, Erneo Farruku.

Tv Klan