25 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për Gjergj Cukalin, i njohur edhe si “I forti i Myslym Shyrit”. SPAK i kërkoi Gjykatës të shpallë fajtor Cukalin për vrasjen në tentativë të Artjan Bylykut dhe Gjon Menës.
Të dy ranë pre e atentateve të mbetura në tentativë me shpërthim eksplozivi. Nga 22 vite burg u kërkua për shtetasit Flor Abazi dhe Blendi Deda, si pjesë të njëjtit grup kriminal dhe 21 vite për Paris Prengën.
Ata dyshohet se në bashkëpunim edhe me Sokol Xhurën, në kërkim dhe Enver e Ermond Jamakun, dy të fundit bashkëpunëtor drejtësie, magazinuan dhe ruajtën armë zjarri të kalibrave te ndryshëm.
Armët ruheshin në ambiente në pronësi të Xhurës. Dy kushërinjtë Jamaku u arrestuan pas tentativës për vrasje ndaj Gjon Menës në Kamzë. Pas arrestimit ata treguan disa ngjarje kriminale dhe disa baza armatimi në zona të ndryshme në Tiranë.
Tv Klan