Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptarësh nga Kruja, përgjegjës për vjedhjen e 42 banesave në rajonin e Catalonia, pjesë e së cilës është edhe qyteti i Barcelona-s.
Nga operacioni i nisur më 20 prill, janë arrestuar 11 persona, ndërsa kreu i bandës ishte një 28-vjeçar shqiptar. Ky i fundit, së bashku me ekipin e tij, sillnin hajdutë nga Kruja, i gjenin banim e makinë dhe i pajisnin me dokumente false.
“Në Krujë, fjala u përhap se në Spanjë mund të fitoje para lehtë”,tha në një deklaratë për mediat një zyrtar i policisë spanjolle.
Hetuesit spanjollë punësuan një shqiptar për të përkthyer bisedat mes anëtareve të bandës. Por, ky i fundit u tregoi atyre se ishin në përgjim. Policia e kuptoi këtë dhe së bashku me pjesëtarët e bandës arrestoi edhe përkthyesin./
tvklan.al