Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka shpallur deri tani kandidatin socialist për bashkinë e Tiranës Edi Rama me 22 mijë vota përpara kandidatit demokrat Spartak Ngjela. Pa përfshirë 40 kuti dhe 10 procesverbale të cilat akoma nuk janë shqyrtuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Rama rezulton me 58.7%, ndërësa Spartak Ngjela me 38%. Gjithësej janë 322 qëndra votimi mbi bazën e të cilave KQZ do të nxjerrë rezultatin përfundimtar i cili pritet sot.
Seanca për shpalljen e rezultatit të bashkisë së Tiranës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate të ashpra. Kandidati demokrat Spartak Ngjela ka kërcënuar me burg anëtarët e komisionit, pasi rrugët që po ndjekin ata për shpalljen e rezultatit konisderohen vepra penale, është shprehur ai. Ngjela shtojë se do të ngrë padi penale ndaj KQZ për shkatërrimin e procesit për shpalljen e rezultateve. Kandidati demokrat nuk ka qënë i kënaqur me mbrojtjen e rezultatit në favor të tij nga dy anatarët opozitar të KQZ Preng Doda dhe Klement Zguri, e në këtë mënyrë i ka kërkuar atyre të distancohen e të mos bëhen pjesë e mekanizmit kriminal./tvklan.al