Janë luajtur takimet për javën e 8-të të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë të cilat sollën përsëri ndryshime në renditje. Besëlidhja, Burreli dhe Besa vijnë përsëri në krye të grupeve të tyre pas fitoreve të arritura. Bien në sy humbjet e pretendentes Ilir Viking apo Shkodra nëngrupin A1. Rezultatet e arritura janë këto: Shkodra-Burreli 2-3, Laçi-Kukësi 2-0 , Kastrioti-Korabi 3-1, Besëlidhja-Ilir Viking 3-1. Udhëheq në nëngrupin A1 Besëlidhja dhe Burreli me nga 16 pikë të ndjekura nga Kastrioti 15 pikë, Shkodra 14 pikë dhe Ilir Viking 13 pikë.

Rezultatet e nëngrupit A2 Flamurtari- Memaliaj pati një incident. Pas Sarandës pati incident edhe në Kuçovë. Ka patur hedhje gurësh pas barazimit 1-1 nga Memaliaj duke dëmtuar vëzhguesin e takimit dhe pas ndeshjes është goditur dhe gjyqtari i takimit nga tifozet vendas. Tepelena-Gramozi 2-1, Pogradeci-Alpetrol 3-0, Besa-Butrintri 3-0 dhe Sopoti- Devolli 3-0. Në nëngrupin A2 kryeson Besa me 16 pikë e ndjekur nga Sopoti dhe Pogradeci 15 pikë, Memaliaj 14 pikë dhe Tepelena 13 pikë./tvklan.al