Nesër luhen takimet e fundit të fazës së parë për kampionatin kombëtar të kategorisë së dytë në futboll. Pretendente për të qënë në krye në nëngrupin A1 janë, Kastrioti, Burreli, Shkodra që janë larg njëra -tjetrës nga një pikë. Ndërsa në nëngrupin A2 përsëri tri skuadra, Besa, Sopoti e Memaliaj janë pretendente për të qënë në krye, dhe ato ndodhen nga një pikë larg njëra- tjetrës.
Kalendari i ndeshjeve për gjyqtarët është nëngrupi A1: Korabi-Kukësi gjyqtar Pajtim Lapi në Shkodër. Erzeni-Kastrioti gjyqtar Lulzim Buzja Tiranë, Burreli-Laçi gjyqtar Shmallota Lezhë, Ilir Viking-Shkodra gjyqtar Albano Janku Tiranë. Ekipi i Besëlidhjes e ka pushim.
Nëngrupi A2: Gramozi-Sopoti gjyqtar Myrteza Allkja Elbasan, Alpetrol-Tepelena gjytqtar Topçiu Pogradec, Memaliaj-Pogradeci gjyqtar Idriz Gashi Durrës, Butrinti-Memaliaj gjyqtar Arian Likja Lushnje dhe Devolli-Besa gjyqtar Pregja Tiranë./tvklan.al