Teuta ka fituar 2-0 me Skënderbeun në Durrës në ndeshjen që mbylli javën e 9-të të Superligës. Dy golat për skuadrën e Mirel Josës u shënuan në pjesën e dytë. I pari nga Hodo në min 57 pas një gjuajtje të lirë, të devijuar nga muri i Skënderbeut dhe i dyti nga Hysa në të 68-in.
Teuta është ngjitur në kuotën e 15 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt.
Më parë Kastrioti mundi Besën në krye 1-0. Autori i golit është Orjad Abazaj, i cili gjeti rrjetën në fundin e lojës, duke i shkaktuar edhe portier të Besës golin e dytë në nëntë javë kampionat. Më parë për Kastriotin dhe Besën është anuluar nga 1 gol. Pas fitores së djeshme të dinamos me Gramozin, blutë kryesojnë kampionatin me 23 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e dytë më 18./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe