Renata dhe Indriti kanë vendosur që lajmin e bukur, ta zbulojnë përpara 3 fëmijëve të tyre në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Kur fëmijët erdhën në studio, Indriti u jep atyre një porosi me vlerë: ta duan foshnjën që do të vijë në jetë po njësoj siç duan njëri-tjetrin. Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka për të bërë asnjëherë diferencime mes tyre, e do të përkujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Indriti: Reindi, sot ju kemi thirrur këtu, për t’ju dhënë lajmin çfarë presim: djalë apo vajzë. Çfarëdo që të jetë, është po njëlloj me ju. Ju e dini që babi nuk ka bërë asnjëherë diferencime mes jush, ju kam njëlloj të treve dhe asnjë dallim s’kam bërë mes jush. Kërkesat besoj që jua kam plotësuar, të njëjta po njëlloj të gjithëve. Edhe këtë që presim, shpresojmë ta doni siç doni njëri-tjetrin. Ky ishte i gjithë mesazhi.
Ata mblidhen të gjithë si një familje afër tullumbaceve, në pritje të së vërtetës. Moderatori i programit, Ardit Gjebrea, i dorëzoi Renatës dhe Indritit nga një flakadanë. Nëse flakadanët nxjerrin tym me ngjyrë rozë, atëherë do të jetë vajzë, nëse nxjerrë tym me ngjyrë blu, do të jetë djalë.
Kur ndizet fitili, në ajër shpërthen ngjyra rozë dhe Gjebrea dëgjohet teksa thotë me gjithë gëzim: “Vajzë!” /tvklan.al