Pas shkatërrimit publik të armëve dje në Gramsh, Numri 2 i OKB-së Dhanapala ka takuar sot Kryeministrin Majko dhe Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Shqiptarët kanë kuptuar se çarmatimi nuk është thjesht proces teknik por proces ku vihen përballë vlera njerëzore dhe antivlera, u theksua në këto takime. Synohet vendosja e plotë e rendit, theksoi Ministri Milo.
Dhanapala ka deklaruar para gazetarëve se çarmatimi do të shtrihet edhe në rrethet fqinje me Gramshin. Por Dhanapala nuk është i sigurt që gramshiotët t’i kenë dorëzuar të gjitha armët. I takon Qeverisë Shqiptare të çarmatosë plotësisht vendin, theksoi ai. Sipas tij në duart e shqiptarëve aktualisht gjenden 618 mijë armë por Qeverisë Shqiptare i është këshilluar të mos përdorë para përkundrejt dorëzimit të tyre.
Në mes të Tetorit do të vijë në Shqipëri një nga yjet e Hollivudit aktori Majkëll Dagllas. Si i dërguar i Kofi Anan ai do t’i bindë shqiptarët të heqin dorë nga armët./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame