Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Euro ruajti nivelet e ditëve të fundit ndaj dollarit amerikan, duke u shkëmbyer sërish në nivelet më të larta të tre muajve të fundit.
Dollari amerikan arriti të rikuperonte terren sot ndaj monedhave që udhëhoqën presionin e djeshëm ndaj tij, duke u vlerësuar si ndaj dollarit australian ashtu dhe ndaj sterlinës angleze. Monedha këto që shënuan një rritje të konsiderueshme gjatë ditës së djeshme, duke udhëhequr kështu rënien e përgjithshme të dollarit amerikan në tregjet valutore.
Në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane, u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj lekut./tvklan.al