Presidenti aktual i Kroacisë do të përballet me kandidatin e Bashkimit Demokratik Kroat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit të dielën e 12 Janarit që do të përcaktojë kreun e shtetit kroat për 5 vitet e ardhshme.

Zoran Milanoviç fitoi shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve më 29 Dhjetor, por nuk arriti një shumicë, sipas rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Milanoviç, kandidati i Socialdemokratëve të opozitës, fitoi 49.1% mbështetje në raundin e parë, ndërsa kandidati i mbështetur nga HDZ Dragan Primorac fitoi 19.35%.

“Kroacia nuk ka më kohë, nuk mund të humbasë pesë vjet të tjera në këtë lloj atmosfere të zymtë dhe unë besoj thellësisht se kjo Kroaci e re e mençurisë dhe unitetit po lind dhe ju ftoj të gjithëve të shkoni në zgjedhje të dielën dhe aty dërgoni mesazhin e së ardhmes”, tha Dragan Primorac.

Gjatë mandatit të tij pesëvjeçar që përfundon më 18 Shkurt, Milanovic ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Kjo nuk është lufta jonë. Kjo është arsyeja pse unë ende po i kërkoj njerëzve që të vijnë në qendrat e votimit të dielën më 12, për të më mbështetur. Jo për të poshtëruar kundërshtarin tim, por për të dhënë një sinjal të qartë se ai nuk mund ta vazhdojë, se kemi nevojë për një lloj ndryshimi”, tha Zoran Milanovic.

Për kroatët mesazhi kryesor që duhet të japin këto zgjedhje është siguria, në një një periudhë konfliktesh në botë.

Klan News