Ruud van Nistelrooy e pranoi se largimi nga Manchester United e kishte lënduar dhe zhgënjyer.

Holandezi i cili ka marrë drejtimin e Lester Sitit ishte ulur përkohësisht në stolin e “Djajve të kuq”, pas shkarimit të trajnerit Erik ten Hag.

Por me ardhjen e Ruben Amorim, drejtuesit e Junajtid morën vendimin që ai të mos ishte më pjesë e stafit teknik  ku më herët mbante pozicionin e zv/trajnerit.

Van Nistelrooy tregoi se vendimi për ta larguar nga klubi ishte marrë pasi prania e tij mund të kishte shkaktuar probleme në të ardhmen për trajnerin portugez.

Ruud van Nistelrooy, trajneri i Manchester United: Momenti që unë mora punën e përkohshme, thashë që isha aty për të ndihmuar United  dhe do të qëndroja të ndihmoja United dhe këtë e kisha me gjithë mend. Kështu që u zhgënjeva shumë dhe më dhembi që u largova! Puna e vetme që do të pranoja si ndihmës/trajner ishte te United për shkak të lidhjes që unë kam me njerëzit në klub dhe fansat. Por në fund e pranova sepse, e kuptoj trajnerin e ri. Jam trajner vetë! I kuptoj rrethanat, unë aty…! I fola Rubenit për këtë dhe i jam mirënjohës për bisedën! Kjo më ndihmoi shumë që të eci përpara e të shijoj për mundësi të reja.

Në të kaluarën, Van Nistelrori ka punuar me Alex Ferguson, Bobby Robson dhe Fabio Capello dhe ka kaluar kohë në “Old Trafford” si lojtar e pastaj si trajner. Ai e di mirë se te skuadra e re, Lester Siti do të duhet që të vendosë disiplinë dhe të menaxhojë siç duhet lojtarët, në mënyrë që të arrijë rezultatet e kërkuara.

Klan News