Laçi u afrohet bardhebluve në renditje
Edhe pse kryesuese edhe pse një nga skuadrat më në formë të momentit edhe Tirana mund të pësonte humbje. Disfata erdhi ndaj Kastriotit në një ndeshje nga e cila bardheblutë treguan fare pak nga pretendimet e tyre për titullin kampion. Kjo edhe për faktin se krutanasit i kishin bërë mirë detyrat e shtëpisë, duke qenë të ndërgjegjshëm se kë kishin përballë.
Edhe Orges Shehi e dinte vështirësinë e kësaj ndeshjeje, por sipas teknikut, skuadra e tij nuk u përshtat me terrenin e stadiumit të Kamzës.
“Në jemi skuadër që tentojmë të luajmë. Ndoshta kundërshtari përshtatet më mirë në terren të tillë E dinim qe kjo lojë mund të vendosej me topat e parë dhe të dytë kështu u ndëshkuam dhe e kë të vështirë pastaj”.
Për bardheblutë ndeshje e radhës mund të rezultojë vendimtare pasi përballet me laçin që gjendet vetëm 3 pikë më poshtë në tabelë. Kampionati edhe mund të rihapet.
Aq më tepër që kurbinasit e Mirel Josës fituan sfidën direkte me Kukësin. Vllaznia nuk e la Partizanin t’i afrohet në renditje duke barazuar në ndeshjen e luajtur në kryeqytet.
Me fitoren e 4 në 21 ndeshje kampionat, Egnatia doli nga zona e rrezikut, ndërsa Dinamo, po përjeton ende krizën pas humbjes së radhës me Teutën.
Tv Klan