Protestuesit në Kirgistan kanë hyrë në Kuvend duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare. Mësohet se pas hyrjes në ambientet e Kuvendit, njerëzit kanë dalë në dritaren e Presidentit Sooronbai Jeenbekov dhe kanë hedhur letra nga dritarja. Një pjesë e ndërtesës u përfshi nga flakët.

Çarja e dyerve të parlamentit erdhi disa ditë pas përplasjeve me policinë, e cila fillimisht shpërndau turmat me gaz lotsjellës. Kriza politike vjen pas votimeve të dielën.

1 person humbi jetën ndërsa 600 të tjerë u plagosën për shkak të ngjarjeve. Presidenti Jeenbekov ka apeluar për rikthimin e rendit, duke akuzuar disa forca politike për tentativë të marrjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Ai është takuar me liderët e partive dhe ka deklaruar se do të anulojë rezultatet e zgjedhjeve nëse është e nevojshme. Në zgjedhjet e së diel vetëm 4 parti mundën që të hynin në parlament. Tre prej tyre kanë lidhje të ngushta me presidentin./tvklan.al