Një i moshuar ka ndërruar jetë paraditen e sotme rreth orë 11:45, në lagjen nr.13, Durrës. Sipas njoftimit të policisë 70 vjeçari me inicialet F.M., banues në Bosnje është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.
Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al