Zëvendësdrejtori i Kadastrës në Durrës, Leonard Kadrimi u arrestua me dyshimet se ka shpërdpruar detyrën, teksa nën hetim u morën edhe dy juristët Mikel Zaho, me masë “Arrest në burg” dhe detyrim për tu paraqitur Ardita Kila.
Referuar njoftimit të Prokurorisë, ata me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të disa pasurive në Durrës me një sipërfaqe të konsiderueshme rrteh 448 mijë metra katrorë, pronë shtetërore.
Hetimet treguan se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave për regjistrimin që kanë çuar në tjetërsimin e 20 pronave.
Këto të fundit janë sekuestruar nga Prokuroria për të evituar tjetërsimin e mëtejshëm të tyre. Në kuadër të këtyre hetimeve me kërkesë të Prokurorisë nën hetim më masa “Arrest në burg dhe “detyrim për tu paraqitur” janë vënë edhe 13 persona të tjerë, për akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe përvetësim të të ardhurave të krijuara nga aktivitet kriminal.
Personat e tjerë në hetim
Lirim Xhameta
Myzejen Xhameta
Klaudjo Xhameta
Gjovalin Ndoci
Dashnor Taulla
Engjell Taulla
Kastriot Taulla
Shkelqim Taulla
Shqiponje Vaga
Bukuroshe Bega
Krenar Karati,
Ardit Kertusha
Oliver Xhamuça
Zyrtarët e ASHK Durrës
Ardita Kila
Mikel Zaho
Leonard Kadrimi
Tv Klan