Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendit Fevziu, se do të respektohet Kushtetuta në lidhje me mandatet e grupit  parlamentar socialist. Deputetët rozë kanë bojkotuar punimet e sesionit të parë të legjislaturës së re dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë edhe me fillimet e sesionit të ri në 18 janar të këtij viti, por zonja Topalli iu referua pikërisht nenit në Kushtetutë, që parashikon rastin e shpalljes së pavlefshëm të mandatit të deputetit. Neni 71 i Kushtetutës pika 2.d. e tij, thotë se deputeti humbet mandatin kur ai mungon 6 muaj në Kuvend.

Kryeparlamentarja u kujdes të sqarojë se nuk është Kuvendi që vendosa për heqjen e mandateve, por KQZ. Megjithatë znj. Topalli shpalli në “Opinion” një iniciativë personale të saj përpara se Kuvendi t’i drejtohej KQZ-së, një iniciativë që në thelb futjen e deputetëve socialist në Kuvend.

Jozefina Topalli: “Letër personale, individuale”.

Blendi Fevziu: “Që do të thotë?

Jozefina Topalli: “Secilit prej tyre si kryetare e Kuvendit, duke shpreh, dëshirën e thellë dhe sinqeritetin më të madh dhe duke i ftu që të vijnë në seancat që vijojnë nga data hane kur hapet sesioni dimëror në ora 17 dhe në seancat në vijim, deri në momentin kur vjen skadenca. Ju pyetët çfarë do bëhet? Unë për një gjë jam e sigurt dhe e vendosur. Kushtetuta e Shqipërisë, ligji themelor i Shqipërisë, do zbatohet në këtë rast si në çdo rast tjetër. Natyrisht nuk është Kryetarja e Kuvendit dhe nuk është parlamenti që i heq imunitetin atyre. Ka dy nene Kushtetuta.”

Blendi Fevziu: “Jo imunitetin, mandatin”.

Jozefina Topalli: “Mandatin më fal. Neni 71 dhe neni 72. Neni 71 i Kushtetutës në pikën 2, flet për rastet kur mbaron apo bëhet i pa vlefshëm mandate i një deputeti dhe kjo përveç tre rasteve të tjera në pikën a. thotë:- Mandati i deputetit humbet apo bëhet i pa vlefshëm kur deputeti nuk bën betimin. 71 pika 2 germa a. Neni 71 pika 2 germa d. thotë:- Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, kur deputeti nuk paraqitet 6 muaj rresht në parlament. Deri në këtë, moment që po flasim bashkë, ju e dini mirë, ata nuk janë paraqitur në parlament. Megjithatë”.

Blendi Fevziu: “Më fal,  neni 2 parashikon ata deputetë që e kanë bërë betimin dhe nuk vijnë 6 muaj në parlament apo jo?

Jozefina Topalli: “Janë dy pika të ndryshme.”

Blendi Fevziu: “Kshu që pika e parë ata se kanë bërë betimin, pse nuk është zbatuar pika e parë?

Andi Bejtja: “Edhe kush do e bëjë interpretimin kushtetues të rasteve?Jozefina Topalli: “Jo nuk ka nevojë për interpretim se është e kthjellët, kristal Kushtetuta”./tvklan.