Një tornado e pazakontë goditi sot Luksemburgun në pjesën jugperëndimore, duke plagosur 19 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Zyrtarisht është thënë se janë dëmtuar 160 banesa nga erërat e forta që goditën qytetet Petange dhe Kaerjeng, që ndodhen shumë pranë kufirit me Francën dhe Belgjikën.
Panik ka patur edhe tek komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Francë pranë kufirit me Luksemburgun, aty ku tornado goditi me gjithë forcën e saj. Fatmirësisht, erërat e forta nuk kaluan në atë zonë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot me shpejtësi deri në 128 km/h që shkatërrojnë çatitë e banesave, makinat dhe rrëzojnë pemët.
Just had a #tornado en Amsterdam! pic.twitter.com/FVemzUfkmI
— Hugo Barrera 👽💚 (@WhyNotHugo) August 9, 2019
Kryeministri i Luksemburgut bëri me dije se është ngritur një grup emergjence për këtë fatkeqësi dhe qeveria do t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga shkatërrimi.
Një zëdhënës i qeverisë tha se të paktën 100 shtëpi janë bërë të pabanueshme. Dëmi ekonomik nuk është përcaktuar ende. Për ato familje të cilave u janë shkatërruar tërësisht banesat, janë ngritur çadra për t’u strehuar deri në zgjidhjen e situatës. /tvklan.al