Tottenham po përballet me një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit në Premier League.

“Spurs” pësuan humbjen e katërt radhazi, pasi u mposhtën në shtëpi nga Leicester 1-2.

Kjo disfatë e lë Tottenham-in në vendin e 15-të me 24 pikë, ndërsa Leicester ngjitet në vendin e 17-të me 17 pikë.

Në sfidën tjetër, Brentford triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Crystal Palace dhe ngjitet në vendin e 11-të me 31 pikë.

Ndeshja e fundit për javën e 23-të në Premier League do të jetë ajo mes Fulham dhe Manchester United. /tvklan.al