Autoritetet koreane që kanë hetuar aksidentin e rëndë ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit kanë publikuar një raport paraprak, duke hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në aksidentin me shumë viktima.
Ky raport paraprak është pjesë e një hetimi në vazhdim për shkakun e rrëzimit dhe i është dorëzuar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, si dhe autoriteteve të aviacionit në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Tajlandë.
Nisur nga kutitë e zeza të mjetit fluturues Boing 737 të kompanisë ajrore koreane Xhexhu Air konfirmohet se goditja nga zogjtë është shkaku i kësaj tragjedie që i mori jetën të 179 personave dhe mbijetuan dy të tjerë.
Nga hetimet u zbulua prani e puplave të zogjve dhe njollave të gjakut në të dy motorët e mjetit fluturues. Pas goditjes nga zogjtë, piloti tentoi një ulje emergjente, duke çuar përfundimisht në përplasjen katastrofike.
Më herët autoritetet dyshuan edhe për strukturën e betonit në fund të pistës për të cilën ekspertët besojnë se ndikoi që tragjedia të merrte përmasa kaq të mëdha. Si përgjigje, zyrtarët e Koresë së Jugut njoftuan se do të largonin strukturën e betonit.
Raporti përfundimtar i hetimeve pritet të publikohet brenda 12 muajve nga tragjedia.
Klan News