Shqipëria kryen shitjet e municioneve të tepërta konform ligjeve në fuqi. Ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa deklaron për Klan, se tregtia e armëve me vendet e tjera vazhdon, duke shmangur akuzat për një trafik armësh nga Shqipëria drejt vendeve nën embargo ushtarake.

Gazmend Oketa: “Ligji shqiptar lejon shitjen e këtyre municioneve pavarësisht të origjinës së tyre dhe nuk ka asnjë pengesë që këto municione të tepërta apo dhe municione të cilat mund të prodhohen në fabrikat që ne kemi të tregtohen në vende të ndryshme të botës. Është çështje tjetër nëse vendet pritëse të këtij malli kanë ligje, apo sanksione të cilat pengojnë prodhime të një origjine të caktuar. por referuar ligjeve shqiptare nuk ka asnjë pengesë që republika e Shqipërisë të tregtojë këto municione të tepërta, theksoj edhe njëherë pavarësisht origjinës së tyre.”/tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani