Policia njoftoi sot se ka identifikuar autorët që i vendosën lëndë plasëse një lokali në Fushë Krujë në 31 janar të këtij viti.

Në kërkim është shpallur një 40-vjeçar ndërsa në pranga është vënë një bashkëpunëtor i tij. Autori u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municione. Nga shpërthimi u dëmtua fasada e lokalit, por nuk pati të lënduar.

Tv Klan