Pak orë pasi bëri betimin si president i 47-të, Donald Trump lëshoi nënshkrimet e para. Nuk e nisi me 200 urdhëra ekzekutivë siç flitej në mediat ndërkombëtare, por nënshkroi emërimin e 22 anëtarëve të kabinetit. Presidenti emëroi James McHenry si ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm. Ai do të shërbejë në këtë rol derisa kandidatja e Trumpit për këtë detyrë, Pam Bondi, të konfirmohet nga Senati.

Midis veprimeve të para heqja e portretit të Gjeneral Mark Milley nga holli i Pentagonit. Ai shërbeu si shef i Shtabit të Përbashkët gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe e ka paralajmëruar se Trump është një fashist.


Më herët në media u fol se në ditën e parë të presidencës, Trump do të nënshkruante 200 urdhëra ekzekutivë, ku përfshihen nisja e dëbimit masiv të emigrantëve, formimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë që do të drejtohet nga Elon Musk, fajla e protestuesve të 6 Janarit 2021, zbulimi i të dhënave deri më sot sekrete për vrasjen e John F Kennedy në 1963-in, krijimi i mburojës raketore Iron Dome apo ndalimi i grave transgjinore të konkurrojnë në kategoritë e sporteve femra.

Në orët e fundit të presidencës së tij, edhe Joe Biden nënshkroi amnisti parandaluese për figura si Anthony Fauci, i cili mund të hetohet për reagimin në periudhën e COVID, apo ish-gjeneralin Mark Milley, i cili e quajti Trumpin, fashist dhe të rrezikshëm.

Tv Klan