Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e përshkroi inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së, si një ditë ndryshimi dhe shprese për “zgjidhjen e shumë problemeve, duke përfshirë edhe sfidat botërore”.

“Ky shekull po formësohet në këto momente dhe duhet të punojmë të gjithë sëbashku për t’u siguruar që ka për të qenë një shekulli madhështor e i suksesshëm për demokracitë, jo për ata që duan që ne të dështojmë. Jemi më të fortë së bashku dhe mund të sigurojmë më shumë siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike për botën dhe dy vendet tona”, tha ai.

CNN shkruan se Zelensky është përpjekur që të fitojë pëlqimin e Trump e ta bindë atë që të vazhdojë ndihmën ushtarake të SHBA-së në Ukrainë në luftën e saj ndaj pushtimit rus./tvklan.al