Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur i hapur për të rindërtuar marrëdhëniet me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit rus të hënën, Putin tha se i mirëpret deklaratat e Trump dhe ekipit të tij për shprehjen e dëshirës për të rivendosur kontaktet e drejtëpërdrejta me Rusinë dhe nevojës për të bërë gjithçka për të parandaluar një Luftë të Tretë Botërore, duke theksuar gatishmërinë e Moskës për t’u përfshirë në dialog.
“Sigurisht që e mirëpresim këtë qasje dhe urojmë Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrjen e detyrës”, tha fillimisht Putin. “Theksoj se ne nuk e kemi refuzuar kurrë dialogun, kemi qenë gjithmonë gati për të mbajtur një bashkëpunim të qetë me çdo administratë amerikane”, shtoi Putin.
“Ne vazhdojmë nga fakti se dialogu do të ndërtohet mbi barazinë dhe bazën e respektueshme reciproke, duke marrë parasysh që shtetet tona luajnë në një sërë çështjesh kyçe në agjendën globale, duke përfshirë fuqizimin e stabilitetit dhe sigurisë strategjike”, thotë Putin.
Putin shfrytëzoi mundësinë për të riparaqitur pozicionin e Rusisë për një marrëveshje të mundshme në Ukrainë.
“Jemi gjithashtu të hapur për dialogun me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin ukrainas”, shtoi Putin, duke theksuar rëndësinë e arritjes së paqes në terma afatgjatë, ndërsa riafirmoi qëndrimin e Rusisë në mbrojtjen e interesave të saj./tvklan.al