Nëse vjen në Shtëpinë e Bardhë në Lindjen e Mesme do të ketë paqe. Këtë premtim dha ish-presidenti Donald Trump gjatë një interviste me Al Arabiya.
“Është shumë e trishtë kur e mendosh se po të isha president, ajo luftë nuk do të kishte filluar kurrë. Nuk do të kishte kaq viktima dhe kaq shumë shkatërrim dhe mbi të gjitha nuk do të kishte një 7 Tetor”.
Ish-presidenti kritikoi administratën Biden dhe Kamala Harris për dështimin e tyre për të parandaluar konfliktet e përgjakshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Megjithatë, Trump gjatë intervistës u shpreh se me vdekjen e liderit të të Hamasit, Yahya Sinwar, arritja e paqes në Gaza do të ishte më e lehtë.
I pyetur për mendimin e tij lidhur me një hakmarrje të mundshme të Izraelit për sulmin raketor të Iranit Trump la të kuptohet se mbështet vendimet e Tel Avivit.
“Unë mendoj se Netanyahu do të bëjë atë që dëshiron të bëjë dhe mendoj se ai duhet të veprojë kështu.”
Duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjen e Abrahamit ku Donald Trump ndërmjetësoi në vitin 2020 një marrëveshje historike paqeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u shpreh se do të punonte më shumë në këtë drejtim.
Klan News