Këtë do të ketë Donald Trump si foto zyrtare të mandatit të dytë. Në foto shfaqet një mimikë e pazakontë për fotot zyrtare të presidentëve, përfshirë edhe të atij vetë gjatë mandatit të parë, ku zakonisht shfaqen të qeshur.

Fotoja zyrtare e mandatit të tij të dytë është e ngjashme me atë të vitit 2023, që iu shkrep kur u paraqit në burgun e Fultonit, pas ngritjes zyrtarisht të akuzave për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës, të cilin nuk e njohu pas humbjes.

Ekspertët thonë se Trump shfaq një qasje sfiduese, duke e transformuar një moment vështirësie ligjore në një simbol të qëndrueshmërisë dhe forcës. Sipas tyre kontrasti i fortë me portretin e tij të mëparshëm, më tradicional, nënkupton një ndryshim në personalitetin e tij publik, duke theksuar një qëndrim më luftarak.

Ndërkaq, në ceremoninë e përurimit të presidencës së tij më 20 Janar, nga vendet partnere Trump ka ftuar në Uashington vetëm krerët e vendeve dhe të partive nacionaliste të djathta, ndër të cilët Giorgia Melonin e Italisë Havier Milein e Argjentinës, drejtuest e Alternativës për Gjermaninë, politikanin francez anti-migracion Erik Zemur, por jo nacionalisten e këtij vendi Marine Le Pen.

Tv Klan