Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon” u takua me mbështetës dhe simpatizantë në komunën e Velipojës të qarkut Shkodër. Gjatë fjalës së saj Topalli u ndal në arritjet shumëdimensionale të koalicionit të djathtë të cilat janë përmbushur brenda 4 viteve qeverisjeje.

Jozefina Topalli: “Vij sot këtu në Velipojë, rrugë e re, urë e re, shkollë e re , ujësjellës i ri, rrugë të tjera të reja. Kjo është Shqipëria që po ndryshon, kjo është Velipoja që po ndryshon. Kjo është ajo që kishim kërkuar, kjo është fjala që ne mbajtëm. Kurse vetëm komunën e Velipojës ashtu si dje ën komunën e Shëngjinit dhe ashtu si në çdo komunë tjetër të Shqipërisë, në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim ka 10 herë 15 herë më shumë investime. Në fakt kemi qenë rekord në rritje ekonomike, kemi qenë rekord në rritjen e rrogave, kemi qenë rekord në rritjen e pensioneve, kemi qenë rekord në shpejtësinë  e integrimit, kemi qenë rekord kudo në secilën garë ku Shqipëria ka marrë pjesë dhe ju na keni mbështetur.”

Kryetarja e Kuvendit Topalli e cilësoi datën 28 qershor si data kur Shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe si një fitore akoma më të thellë se ajo e vitit 2005./tvklan.al

 Gazetar: Julian Kasapi