Radhë kilometrike në pikën doganore të Morinës
Pushuesit nga Kosova nuk e kanë braktisur as këtë fundjavë bregdetin shqiptar.
Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, në Pikën Kufitare të Morinës radhët e makinave kanë qenë kilometrike.
Shumica e pushuesve thonë se kanë zgjedhur plazhin më të afërt, atë të Shëngjinit, dhe se do ta shfrytëzojnë sa kohë temperaturat t’i lejojnë.
“Shëngjin. Boll radhë”.
“Radhë po procedurë e shpejtë”.
“Shëngjin. Ndoshta çdo javë sa të jetë kohë e mirë”.
Radhë kilometrike janë shënuar edhe në hyrje të Urës së Drinit të Zi për shkak të fluksit të automjeteve.
Sipas burimeve nga Pika Kufitare e Morinës, vetëm mëngjesin e së shtunës kanë hyrë në Shqipëri rreth 7000 shtetas kosovarë.
Tv Klan