Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi ka dhunuar me grushte punonjësin e doganës së Morinës.

Mësohet se 58-vjeçari A.K. refuzoi kontrollin e makinës së tij në të cilën mbante ushqime për kafshët pa faturë tatimore dhe për këtë shkak ka goditur doganierin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme hetimore.

/tvklan.al