Debati në studio mes drejtorit atë Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe ish-deputetes Oriola Pampuri për ambulancat përfundoi me sjelljen e një prej tyre në ambientet e Tv Klan.
Oriola Pampuri deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se nuk ka asnjë autoambulancë me aparate respiratorë, por Brataj e mohoi këtë duke thënë se janë 5 të tilla. Për ta vërtetuar ai mori në telefon gjatë kohës që ishte në studio livenëpunësit për të sjellë një ambulancë që të vërtetohej se në dispozicion të Urgjencës Kombëtare ka të tilla.
Ish-deputetja e sfidoi Bratajn që të shikojnë në spitalet e rretheve nëse ka të tilla ambulanca, ndërsa shfaqjen e njërës prej tyre gjatë emisionit “Opinion” e konsideroi si show.
Skënder Brataj: Kjo është ambulanca. Është këtu në oborr.
Oriola Pampuri: Ambulanca është lajmëruar në 22:50, tani është ora 23:20, i lajmëroi shefi dhe erdhi pas gati 30 minutash. Unë dua ta sfidoj këtë zotërinë, nga nesër unë dua, e them hapur, ne jemi grup monitorimi dhe në një situatë të tillë, qytetaria të shtyn të jesh bashkëpunues. Të gjitha ato denoncime i kemi bërë për të ardhur në ndihmë të stafit të mjekëve.
Skënder Brataj: Është ambulanca që është këtu në oborr me respiratorë.
Oriola Pampuri: Grupi ynë do të shkojë dhe do të shikojë çdo rast., nga Kukësi, Tropoja, nga Vlora, nga Peshkoppi, e kanë një të tillë për të transportuar nga atje këtu se ambulanca për show ka plot.
Skënder Brataj: Zonjë janë 5 respiratorë tani aty. Më akuzuar që nuk kemi, shihi janë 5.
Blendi Fevziu: Çfarë na duhen këto, ne po na vdes njeriu në Durrës mos u merrni me llafe kot.
Ndërkohë një punonjës i ambulancës tregoi se cilat janë pajisjet në ambulancë.
“Kjo është ambulanca me të gjitha ato që u thanë në emision. Respiratori është ky këtu, siç e shikoni është funksional në 5 ambulancat. Ky është defribilatori, aspiratori dhe frigoriferi i ambulancës. Sistemi i oksigjenimi dhe barela”, tha ai./tvklan.al