Asambleja e Partisë Socialiste u mbajt për rreth 3 orë e gjysëm ditën e sotme në Durrës. Asambleja i nisi punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.
FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA:
“Mbi 29 mijë anëtarësime të reja në PS”, Rama: Objektivi që deri në Qershor të shkojnë 50 mijë
Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në këtë asamble, kryeministri Rama është shprehur se në regjistrin e Partisë Socialiste ka mbi 29 mijë anëtarë teksa ka shprehur edhe objektivat që deri në Qershor, këto anëtarësime të shkojnë në 50 mijë.
Edi Rama: Dua t’i përgëzoj të gjithë për përfshirjen aktive dhe angazhimin serioz dhe punën e bërë deri më tani për ripërtëritjen e të gjitha qelizave të organizimit të partisë tonë në këtë proces të rienegjitizimit të tij, që ka prekur të gjitha organizatat socialiste. Dua të përgëzoj Sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi për futjen e mekanizimit dixhital dhe frymën pozitive mes qarqeve për t’i tejkaluar objektivat bazë të anëtarësimeve të reja. Në regjistrin digjital të PS numërohen 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Ju ftoj t’i mirëpresim me një duartrokitje të gjitha anëtarët e rinj të PS-së. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike, shtrirjes së saj nga qendra në skajet e çdo bashkie dhe thellimit të influencës së saj në zemrat e shqiptarëve.
Të vendosim sot 2 objektiva: 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin tonë Zgjedhor në Qershor, pra edhe 20 mijë e pak që i shtohen këtyre që janë anëtarësuar deri më tani. Të gjithë e keni parë se me sa shumë gatishmëri janë tejkaluar objektivat. Nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne. Rishikimin e përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin e organizatave me profilin politik dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste.
Sa më e përfaqësuar të jetë zona, aq më e fortë do të jetë lidhja e PS-s ë me atë zonë. Sa më shumë të bëjmë në këtë proces rienergjitizimi, duke hapur partinë për grupe e individë deri dje të lidhur me kundërshtarët tanë të dërrmuar politik, PS do të mishërojë fuqin ë e bashkimit për njerëzit e këtij vendit, siç na e tregoi Shkodra, Kamza, Devolli, janë sot më të hapur duke e braktisur llogoren e vjetër të tifozllëkut partiak. Kjo parti është mjeti ynë për të vënë në jetë qëllimet për Shqipërinë. Të mos e humbasin asnjë çast nga vëmendja faktin që ne sot jemi oferta jemi më e mirë, përmirësimi i vazhdueshëm i ofertës tonë, ambicia jonë. Ne nuk jemi në këtë hapësirë për të marrë më shumë vota se të tjerët, por për të marrë përsipër më shumë zgjidhje për shqiptarët. Na duhet një PS më e fortë, më gjithëpërfshirëse, më e hapur.
“Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit”, Rama: PS s’ka bërë pazare me opozitën
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e PS, u ndal tek kthimi i Kuvendit në normalitet. Rama tha se i vjen vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit, teksa shtoi se rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar.
Kryeministri Edi Rama: Ja kemi dalë jo vetëm të mbijetojmë me një rezistencë, goditje të ardhura nga zoti apo djaj po ta ngjisim edhe më lartë këtë vend, duke çliruar drejtësinë nga kthetrat duke vendosur Shqipërinë ne pozitën më të mirë të saj. Kemi hapur një portë të re që të ngjitet më tutje drejt majës. Si një vend krenarie për çdo shqiptarë dhe të gatshëm për tu bërë anëtar i barabartë i BE. I gjithë ky progres kërkon një garanci të fortë për tu kthyer në një transformim rënjësor për Shqipërinë. Kjo garanci është vetëm një Partia Socialiste, një familje politike më e zonja për të lexuar sfidat e vendit, për të adresuar drejt sfidat, më evendosru për tu vetëkorriguar dhe për roline saj në kohën e turbullt që jetojmë.
Nëse ne e kapim si duhet këtë moment transformues atëhere ne edhe mund ta mbyllim hendekun mes potencialit dhe realizimeve tona. Dua të përqëndrohem sot tek impakti që ne socialistët do të krijojmë mbi vendin ndërkohë që do të ndajmë opinionet mbi rienergjizimin. Për vendin ky është një moment ku reformat po japin rezultate, por ky është pikërisht momenti për të mos u ndalur për të rritur shpejtësinë me një dallgë të re reformash për zbatimin e ligjit dhe antikorrupsionit. Kjo shkon në një linjë me kërkimin e fazës së re të anëtarësimit europian. Kjo megjithatë është një domosdoshmëri e vendit në tërësi. Më vjen mirë që mesa kuptoj Kuvendi do të pushojë së qënuri çmendina e muajve të fundit dhe spaku fjala do të kthehet në vend të dhunimit të saj e cila goditi më keq imazhin e parlamnetit që edhe pa dhunimin e dfundit nuk ishte edhe aq i mirë. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirtë edhe për të komunikuar por sidoqoftë shumica jonë duhet ta vendosë në tryezë një draftrezolutë për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat dhe reformat dhe masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë më tej. Fola për sfida sepse bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë, por të të treja pushteteve kushtetuese.
I gjithë debate s’mund ta ketë gravitetin e vet përveçse në Kuvend dhe zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet dhe krijimi i një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e hapur mes shumicës dhe pakicës duhet të shkojë në drejtim të duhur për Shqipërinë në përballjen e vet si shtet me sfidat kombëtare për procesin e anëtarësimit.
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat se PS po bën ‘Pazar’ me ‘non gratën’, referuar ish-kryeministrit, Sali Berishën.
Kryeministri Edi Rama: U fol për pazare dhe marrëveshje me non gratën dhe njohjen nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lider të PD ashtu sikur është folur për trembje të socialistëve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të kuptur se sa të vështirë e kanë disa të kuptojnë apo të pranojë që PS po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.
“Drejtësia të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona”, Rama: PS të hapet përtej kufijve politikë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se drejtësia duhet të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër brenda radhëve të PS-së. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka deklaruar se një nga objektivat e partisë që ai drejton, duhet të jetë hapja përtej kufijve politikë.
Edi Rama: Kjo parti do të jetë garantja e vendosur me çdo çmim të drejtësisë së re duke i mbështetur institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe duke i mbajtur larg. Kush predikon të kundërtën, ose është në hall, sa kërkon të shpjegojë vënien e vet para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS-së sepse fitojmë sa herë që na vihen përballë sa nuk e pranon dot që kjo parti po bën histori në Reformën në Drejtësi dhe prandaj zgjidhet dhe do të vazhdojë të zgjidhet pa dilema. Ajo marrëveshje thotë se shumica qeveris dhe pakica bën opozitë me të drejta të përcaktuara. Historia e 10 vjet e gjysëm, përfshirë dhe të ashtuquajturin aksion opozitar, duhet t’i mësojë se çfarë nuk ja merr dot me zgjidhje të lira, PS-së nuk ja merr dot me asnjë formë të abuzimit.
Ne kemi në dorë të respektojmë të drejtat që ju jep kushtetuta. Prandaj ato 2 komsione hetimore, brenda kornizës, mund t’i kishin votuar me kohë dhe me vakt nëse nuk do të ishte kërkuar qorrazi jashtë asaj kornize. E di i madh dhe i vogël se halli i tyre nuk ishin komisionet hetimore. Unë i kursej fjalët dhe kohën për të komentuar bëmat dhe taksiratet e tyre. Nuk do të marr kohë për të shpjeguar si e kanë hallin apo kush është kush në atë çorbë të prishur, ku të gjithë vjedhin lugët që kanë vjedhur me vite duke ushqyer me njëri-tjetrin.
Ne kemi detyrën që të jemi në lartësinë e kësaj kohe, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrëmbër në radhët tona. Të garantojmë pakthyeshmërinë e progresit, duke modernizuar më tej shtetin, ngushtuar mundësinë e korrupsionit, nxitur meritokracinë. Këtyre objektivave duhet t’i vihet në shërbim me përkushtim PS me hapjen e saj, përtej kufijve politikë për të përfshirë në gjirin e vet çdo shqiptar dhe të kaluar partiake, të gjithë njerëzit e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin Shqipërinë, krenarinë e fëmijëve të tyre. Shembujt e Shkodrës dhe Kamzës, të na shërbejnë si motivim për të kuptuar se njerëzit e këtij vendi sot janë më të hapur sot se dje kur duhet të zgjedhin. Shkodra e Kamza, ta damkosura si zona të ndaluara, duhet të na ngulisin mirë në kokë se kur ne socialistët dimë të shkrijmë aftësinë drejtuese me njerzillëkun me qytetarët, ne nuk jemi thjesht fitues, ne jemi të pakonkurrueshëm. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na pengon t’i fitojmë sfidat e reja për Shqipërinë.
Projekti i dhëndrit të Trump në Shqipëri/ Rama: Kthen Sazanin në xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe
Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se projekti i paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit të SHBA-së, Trump, për investimin në Sazan do të bëjë që kjo zonë të kthehet në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama është shprehur se firma që ka paraqitur projektin është ndër më prestigjozet e hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar struktura në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Edi Rama: Këto ditë Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm dhe për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së shtatë amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë pastaj me rregull treshi se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.
Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale në fakt nga zemërimi i tij, ju kujtohet si thoshin atëherë për mua kur u zgjodh, po ja ku jam këtu sot, i pengon ata më gojështhururit që t’i bashkëngjiten këtyre zërave dhe të shohin rrufetë e akuzave dhe të shpifjeve në këtë rast, për mua, djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një mega aferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Soros. Shyqyr se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë për të ivestuar, e bën Shqipërinë padrejtësisht qesharake në sytë e botës, siç janë akuzat nga ata.
E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s, në Azi dhe Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është që Shqipëria kampione e turizmit në rajon në 2030 nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërme të ndritur, por një projekt gjeopolitik dhe ekonomik që po formësohet me plane dhe masa konkrete që krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik.
Sa për mbrojtjen e natyrës shqiptare, janë vetë njerëzit e Shqipërisë që e dinë më mirë se kushdo se kush e mori në mbrojtje dhe kush e shkatërroi natyrën e vendit tonë, kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra kudo që mundi trupin magjepës të Shqipërisë. Ne nuk e kemi fshehur qëllimin për të ndërtuar në Shqipëri sektorin e ekselencës me 5 yje të industrisë së re të turizmit.
“Plan që Shqipëria t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në BE në 2030”, Rama: Na duhet një PS shumë ambicioze
Kryeministri Rama thotë se PS-ja duhet të matet jo me ata që duan t’i kapin, por me majën ku duhet të ngjiten. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama është shprehur se nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë ambiciet për një Shqipëri ambicioze në vitin 2030 teksa shton se e tillë duhet të jetë edhe Partia Socialiste.
Edi Rama: Garantimin e pozicionit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë. PS nuk është këtu sot për t’u matuar me ata që janë të mundur pa u nisur fare, por është këtu për t’u matur me nevojën për të garantuar pakthyeshmërinë e progresit, për të garantuar modernizimin social të vendit, për të garantuar që ky pozicion i ri i Shqipërisë të mos jetë rezultat i një periudhe kohore të një force politike në qeverisje dhe të kthehet aty ku ishte, por të kthehet në një profil të konsoliduar të Shqipërisë në një mendësi të re të të gjitha institucioneve në marrëdhënie me botën dhe në një qoshe të vetë diplomacisë tonë dhe të bëhet pjesë e zakonshme e të qenurit të në krye të këtij vendi.
E rëndësishme që puna që kemi nisur, anëtarësimet e reja, të vazhdojë për të vijuar me durim komunikimin lidhur me rolin historik që ka sot PS-ja dhe peshën për ta kryer këtë rol çdo anëtar i saj. Ne jemi në rrugën e duhur, ne po i hedhim hapat sipas planeve që kemi, nëse ne duam që ta arrijmë në vitin 2030, Shqipëria përveç të tjerave të jetë një vend i gatshëm që i plotëson kriteret për të qenë anëtar i BE, ne duhet të matemi jo me ata që duan të na kapin, por me majën ku duhet të ngjitemi dhe për këtë arsye, e rëndësishme që të gjithë të mos i harrojmë asnjë ditë objektivat tona për Shqipërinë 2030 ambicioze dhe prandaj na duhet një PS shumë ambicioze.
Rilindja e industrisë ushtarake, Rama: Repartet ushtarake do të kthehen në asete të turizmit
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste u ndal edhe tek rilindja e industrisë ushtarake. Rama u shpreh se ka shumë reparte ushtarake të degraduar të cilët mund të kthehen në asete për investime nga emigrantët e këtyre zonave në fushën e turizmit dhe agroturizmit. Kryeministri u shpreh se ka pasur diskutime me kryetarët e disa bashkive lidhur me këtë fakt.
Kryeministri Edi Rama: Rilindja e industrisë ushtarake. Ushtria jonë bëhet rëndom objekt lajmesh dhe muhabetesh mediatike pa bereqet për nxjerrjen nga plani i përhapjes i pronave dhe aseteve të degraduara të padobishme që kanë mbetur si kokalla mbi tokë. Janë bërë abuzime të mëdha në vite me mënyrën si janë përdorur ato prona, por ama nuk me rezulton që nga nxjerrja e tyre ka ndodhur një hata për misionin e ushtrisë tonë.
Ka ende prona dhe asete të degraduar ushtarake që nuk do t’i duhen kurrë një ushtrie të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e një gjynahu të madh që nuk futen në shërbim të turizmit dhe agroturizmit, por edhe në shërbim të sektorëve të tjerë, por rinë si fantazma në majë të maleve dhe afër deteve tona. Në një bisedë me disa kryetarë bashkish jo të forcës tonë politike, Puka, Fushë Arrëzi, Memaliaj zona të thella diskutuam edhe për këto reparte që bashkitë mund t’i kthejnë në asete për të kërkuar investime nga emigrantë të atyre zonave në fushën e turizmit dhe agroturizmit.
/tvklan.al