Manuel Ugarte do të jetë afrimi i radhës te Manchester United. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain, për transferimin e mesfushorit.

“Djajtë” kishin mbyllur akordin me lojtarin prej kohësh, ndërsa tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me francezët.

Futbollisti 23-vjeçar, pritet të udhëtojë gjatë javës drejt Anglisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

PSG ka dhënë dritën jeshile për shitjen e uruguaianit te Manchester United, për 60 milionë euro në total.

Ugarte prej kohësh kërkonte transferimit te United, pasi dëshiron me çdo kusht të punojë me trajnerin Ten Hag.

Aventura e mesfushorit të PSG-ja zgjati vetëm një sezon, pasi u bashkua me francezët një vit më parë nga portugezët e Sporting Lisbona. /tvklan.al