Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë. Lajmin e bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes.
“Rreth orës 9:00 (me orën e Moskës) për të ndaluar ofensivën e trupave ruse në drejtimin Kursk, armiku ndërmorri një kundërsulm nga një detashment sulmi i përbërë nga dy tanke, një mjet kundër pengesave dhe 12 automjete të blinduara”, shkroi në platformën ‘Telegram’ ministri.
Po ashtu në një deklaratë për mediat ushtria tha se përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit ukrainas ishin në vazhdim. Zyrtarët në Ukrainë kanë thanë gjithashtu se një operacion është duke u zhvilluar.
Nga ana tjetër një zyrtar i lartë i Ukrainës kundër dezinformimt, Andriy Kovalenko shkroi në një postim në “Telegram” se rusët po përjetojnë një ankth të madh, pasi u sulmuan nga disa drejtime dhe kjo ishte e papritur për ta.
Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në Gusht të vitit të kaluar duke pushtuar një pjesë të territorit. Gjatë muajve të fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë duke i shtyrë ukrainasit prapa, por duke dështuar t’i dëbojë plotësisht.
Është e paqartë nëse ofensiva është mjaft e gjerë për të çuar në ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijën e parë. Ndërkaq forcat e Kievit thuhet se po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kanë humbur terren në lindje të Ukrainës muajt e fundit, ndërsa trupat ruse përparojnë./tvklan.al