Ulet numri i të papunëve, por edhe 5 mijë familje të varfra largohen nga skema e ndihmës ekonomike. Papunësia zyrtare është afërsisht 15% ose në shifra të regjistruara nga zyrat e punës, kemi 159 000 punëkërkues të papunë. Sipas ministrit të Punës, në 7 muajt e parë të vitit, zyrat e punës kanë kryer ndërmjetësi për 7200 punësime.
Engjëll Bejtaj: “Sektori privat po fuqizohet duke thithur gjithnjë e më shumë forca të reja pune edhe nga kontigjenti i të shkurtuarve nga sektori publik, për shkak të reformave dhe privatizimit. Ka rritje të konsiderueshme të të punësuarve në sektorin e turizmit duke e kthyer këtë sektor në një treg me shumë perspektivë dhe nga aspekti i punësimit. Papunësia në shkallë vendi ka pësuar rënie duke suportuar edhe disa shkurtime të të punësuarve në sektorin publik, për shkak të reformave. Papunësia zyrtare është 14.9 % ose në shifra absolute 159 313 punëkërkues të papunë, nga të cilët rreth 12 000 përfitojnë pagesë papunësie.”
Për sa i përket kompensimit të energjisë elektrike, Bejtaj e sqaron se Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të depozitojë pranë zyrave lokale të korproratës listën e pensionistëve dhe invalidëve që përfitojnë kompensim. /tvklan.al