Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme. Ajo prej kohësh gëzon një martesë të lumtur me biznesmenin maqedonas Sarjoza Markov me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Jon.

Këngëtarja është përpjekur të tregohet mjaft diskrete përsa i përket familjes së saj, por së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit foto me motrën e vogël të quajtur Diana. Ajo është një vajzë mjaft e bukur dhe me tipare të theksuara, ka sy blu dhe flokët kaçurrela.

“Motra ime e bukur, engjëlli im”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.