Mushkonjat janë bërë si ushtri në zonën e liqenit. Një qytetar ka treguar me video, sesi është sulmuar nga mushkonjat karroca e fëmijës së tij. Gjithçka ka ndodhur kur ai e kishte nxjerrë për një xhiro në ajër të pastër.
“Ka ardhur momenti që të bëhet deinsektizimi. Tashi bëhet. Merrni një pompë natën. Janë plot prindër me fëmijë të vegjël që na ankohen për prezencë mushkonjash, mos harroni që ka plot fëmijë në këtë moshë që janë alergjikë nga pickimet e mushkonjave”, tha Saimir Kodra./tvklan.al