Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kanë kërkuar prokurorisë sekuestrimin e pasurisë së kryeabashkiakut Edi Rama dhe ish nënkryetarit Bledi Gonxhe.
Reagimi i ashpër i demokratëve u bë publik pasi atyre ju refuzuan zyrtarisht kërkesa për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kryetari i bashkisë Edi Rama do të informonte për shkaqet dhe pasojat e hapjes së portave të digës në liqenin artificial.
Sipas demokratëve kryebashkiaku Rama që duhet të mbajë përgjegjësi për përmbytjen e Tiranës nuk dëshiron kompensimin e qytetarëve të dëmtuar.
Njazi Kosovrasti: Duke ditur se janë të shumtë dhe fatkeq të tjerë të përmbytur në veri dhe në jug të vendit dhe ky shtet vërtet nuk është shumë i pasur, ne do të depozitojmë pranë organit të prokurorisë edhe kërkesën e sekuestrimit të pasurive tuaja dhe të zotit Gonxhe.
Demokratët kanë siguruar se nuk kanë hequr dorë nga mocioni i mosbesimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata shpresojnë se me votë të fshehtë ky mocion do të mbështetet edhe nga këshilltarë socialistë./tvklan.al