Specialistët vazhdojnë të punojnë për riparimin e digës së liqenit artificial portat e së cilës u hapën disa ditë më parë dhe përmbytën një pjesë të kryeqytetit. Pas mbylljes provizore të kësaj porte diga ende mbetet një problem.

Sipas specialistëve në kushte normale portat e digës duhet të funksionojnë për t’u hapur dhe për t’u mbyllur gjë që aktualisht është e pamundur pas incidentit të fundit. Në lidhje me këtë problem ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi shprehet:

“Akoma jemi duke punuar për këtë janë dy tre variante të cilat gradualisht po provohen dhe ju thashë nga 25 centimetër që ishte hapja e portës ka arritur pa dëmtuar strukturën e portës së digës të arrijë në 10 centimetra. Problemi më i madh është në qoftë se do të ketë sasira të mëdha uji që nuk do të përballohen përsëri nga kolektori nga ndërhyrjet e parregullta dhe të paligjshme që janë bërë në të”.

Pranë digës po kryhen edhe punime shtesë për forcimin e pareteve anësore. Niveli i ujit në liqen ka rënë rreth 1.5 metër. Ndërkohë që në rast se arrihet pika e vdekjes nga tejngopja me ujë diga kërcënohet seriozisht./tvklan.al