Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj. Pas Universitetit Politeknik në zonën e Liqenit të Tiranës, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht, duke nisur bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak.
Pastaj, ata i ftojnë të shëtisin me ta ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur. “Stop” publikoi një denoncim të një studenti dhe më pas për ta vërtetuar dërgoi agjentët e saj në terren.
Në të njëjtën zonë, një manjak seksual i kërkon të infiltruarit që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ai pohon se është 47 vjeç dhe beqar. Manjaku i kërkon të infiltruarit t’i prekë organet gjenitale.
I infiltruari: Doje gjë ?
I panjohuri: Jo, jo. Të thashë gjë?
I infiltruari: Jo, mendova se doje ndonjë çakmak, ndonjë cigare.
I infiltruari: Se po shikoje, ndaj po them.
I panjohuri: S’paska njerëz shumë.
I infiltruari: Po më prek.
I panjohuri: Duke ecur sa andej-këtej…
I infiltruari: Ah, u pengove. Ke ndonjë gjë?
I panjohuri: Ku di unë, çfarë do ti…?
I infiltruari: Çfarë, për shembull?
I panjohuri: Çfarë do ti?
I infiltruari: Unë po kaloja.
I panjohuri: Po kaloje, edhe unë po kaloj.
I infiltruari: Pse kruhesh?
I panjohuri: Ahhh, hajde, se paska njerëz!
I infiltruari: Për çfarë?
I panjohuri: Këto mbrapa i paske të bukura.
I infiltruari: Jo, mos më kap!
I panjohuri: Futemi këtu!
I infiltruari: Për çfarë?
I panjohuri: Për qejf!
I infiltruari: Çfarë qejfi? Ma shpjego një çikë! Të lutem, nuk vij andej unë! Sa vjeç je?
I panjohuri: 47!
I panjohuri: Po njerëzit të shohin, çfarë po bëjnë, thonë.
I infiltruari: Po unë nuk kam eksperiencë.
I panjohuri: Ke eksperiencë, përderisa del këtu.
I infiltruari: Po unë dola, se nuk po rrija dot në shtëpi.
I panjohuri: E paske të ulur…
I infiltruari: Po!
I panjohuri: Preke këtë timin!
I infiltruari: Kë të prek?
I panjohuri: Këtë k….!
I infiltruari: Të qenka forcuar. Ah, të lutem jo, jo!
I infiltruari: I martuar je?
I panjohuri: Beqar.
I infiltruari: Çfarë ke qejf?
I panjohuri: Të dyja, por më shumë aktiv./tvklan.al