Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e kutive të votimit.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, tha Vasili në Facebook.
Deri në orën 16:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm 35.78 për qind e personave me të drejtë vote kanë dalë në votime, një përqindje më e ulët se e 2013-ës./tvklan.al