Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur nga qendra e numërimit në shkollën “Vasil Shanto” në kryeqyet. Vasili nuk kurseu as në këtë dalje akuzat ndaj PS dhe Policisë së Shtetit. 

Vasili akuzoi policinë dhe ish-aleatin e tyre në qeveri duke thënë se kanë ushtruar terror dhe presione tek votuesit.

‘Shqipëria u përball me fenomene të një rrezikshmëri të lartë, presioni policor, strategjia e dhunës dhe bandave kriminale dhe ishte një fenomen i përhapur në të gjithë vendin dhe ishte i mbështetur drejtpërdrejt nga Rilindja. Votuesit dhe komisionerët bënë sakrifice duke mos lejuar manipulimin DHE mbrojtur çdo votë të LSI”.

/

tvklan.al