Letërnjoftimet elektronike prodhohen me kapacitet të plotë dhe personalizimi i tyre në ditë arrin në shifra të larta. Në qendrën e personalizimit gjetëm stafin, të cilët nën masa të rrepta sigurie dhe në asistencën e specialistëve kryejnë prodhimin e letërnjoftimeve.
Ferdinand Pone: “Deri ditën e djeshme kanë aplikuar për kartat 582 mijë dhe nga këto të prodhuara janë 455 mijë. Ne kemi një diferencë midis aplikimit dhe prodhimit për më pak se një javë dhe janë mbi 460 stacione aplikimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi pas shifrën rekord të aplikimeve ditore ditën e premte, ka qenë 15 522 aplikime.”
Në këtë qendër kryhet prodhimi i letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave të reja biometrike me katër aparatura. Dy prej tyre prodhojnë pasaportat dhe dy të tjerat letërnjoftimet. Procesi i prodhimit u pa nga afër edhe nga delegacioni i zyrtarëve kosovar.
Ferdinand Pone: “ Në më pak se 2 muaj qytetarët shqiptarë janë pajisur, i kanë marrë 200 mijë karta. Janë prodhuar 400 mijë, 450 mijë, janë në qendrat e aplikimit. Jo domosdoshmërish do t’i kenë para zgjedhjeve të gjithë. Çështja diskutohet që shqiptarët të kenë një mjet për të shkuar në zgjedhje.”/tvklan.al